Kur Umberto Eco krijonte bibliotekën personale me 35 mijë libra

Umberto ua hapte rrallë derën të huajve, por njëkohësisht merrte pamjen thellësisht krenare të një njeriu që po bëhet gati të zbulojë diçka shumë të rrallë, dhe i kujdesshëm që mrekullimi, habia dhe kurioziteti ta preknin siç duhej vizitorin. Ishte dhoma e librave të lashtë, 1300 vepra me kosto të papërballueshme, të disponueshme vetëm në tre a katër librari antike në botë dhe ku Eco kishte investuar gjithçka.