J.D. Salinger, njeriu që shkroi librin perfekt

Romani që nxiti vrasjen e John Lennon. Shkrimtari që shiti miliona kopje dhe për gjysmë shekulli u mbyll në një shtëpi fshati. Kjo është historia e Jerome David Salinger, ushtarit që pa fundin e Luftës së Dytë Botërore në Bavari në prill të vitit 1945 i cili u bë shkrimtar i miliona kopjeve të shitura. Vendosi të zhdukej nga sytë e njerëzve, një mister që nuk është kuptuar ende.

T’u harroft’ emri online

Mijëra lajme të kronikës ku përmenden emra dhe mbiemra njerëzish, që qëndrojnë në arkivat online dhe mund të cenojnë jetën e gjithkujt. Pse e “drejta për t’u harruar”, është themelore në kohën e algoritmeve dhe motorëve të kërkimit? Një problem sa ligjor, aq edhe etik.

Qenka kaq e vështirë t’u besosh fakteve

Faktet injorohen vazhdimisht, sepse të gjithë vazhdojmë të shohim e të dëgjojmë atë që duam të besojmë. Pse qenka kaq e vështirë t’u besosh fakteve dhe shifrave, teksa disa ide dhe steriotipe na japin ide të gabuara për atë që ndodh përreth? Hans Rosling shkruante se bota nuk mund të kuptohet pa numrat, megjithëse vetëm numrat nuk mund të shpjegojnë botën. Dhe ja pse.

Tundimi i fundit i Martin Scorsese: Koha ime është e limituar, dua të shpëtoj nga gjithçka

Regjisori tregon momentin me fat pas suksesit të “The Irishman” dhe ka nisur të bëjë llogaritë me moshën. Në një rrëfim miqësor, tregon uljet dhe ngritjet në botën e filmit, momentet e stresit, marrëdhënien e vështirë me teknologjinë por edhe kontratën e re me Netflix. “Problemi është se koha është e limituar. Energjitë janë po ashtu të limituara. Koka natyrisht që po. Për fat të mirë, kurioziteti jo”, thotë ai.

Albin Kurti, idealizmi i nevojshëm në momentin e duhur

Në këtë moment asfiksimi politik, në këtë stanjacion ekonomik dhe në këtë udhëkryq të vlerave dhe vizionit social, një qasje ndryshe mund të bëjë diferencën e madhe. Shqiptarët kanë arritur t’i mbijetojnë kohëve më të vështira, edhe në kushte pushtimi apo diktature, mjerimi dhe genocidi. Por, siç e tregojnë shifrat e Instituteve të Statistikave, valixhet plot e biletat e autobusëve, nuk i bëjnë dot ballë mungesës së shpresës.

Depresioni nga klima

I nxehti i shtatorit ishte një fenomen i çuditshëm deri pak dekada më parë, por tani është normalitet. Cara Buckley, gazetare e New York Times dhe fituese e çmimit Pulitzer, flet për një koncept të ri: depresionin nga klima. Një artikull sa psikologjik aq edhe shpirtëror për një nga problemet më të mëdha të kohës. “Të veprosh nën hijen e frikës, inatit apo ndjenjës së fajit është diçka rraskapitëse”, shkruan ajo.

Denigrimi i rrëfimit, çarmatosja e lirisë

Gjithçka kthehet në gossip, madje edhe një krim, dhe çdo gjë ndërtohet në prapaskenë shpesh herë nga gazetarë të dështuar, që nuk kanë arritur të vetërealizohen as në akademi, as në redaksi dhe as në gazetarinë autoritare, por që në fakt sot po përjetojnë pranverën e tyre, ose të paktën kështu mendojmë.