Vrapim pa mendime

Nëse palestrat e masivizuara në qendrat urbane përfaqësojnë një përpjekje artificiale për t’i ofruar njeriut mundësinë e skalitjes së trupit në kohë të shpejtë dhe brenda perimetrit të tij të jetesës së përditshme, vrapimi është forma më e lartë e përgjegjshmërisë vetjake dhe përpjekja më intime që bëhet në ruajtjen e marrëdhënies me natyrën. Nga dyzimi i fillimit tek ai çlirim i madh që ndjejmë në fund të përshkrimit të disa kilometrave, kalojmë në katër faza të rëndësishme sipas mendimit të Spinozës, të Dekartit, të Hume dhe të Sartrit.

Një politikan më pak, një model frymëzimi më shumë

Politika është një zanat të kërkon të gjithin për vete. Nëse kërkon të jesh “edhe…edhe…” rrezikon të përfundosh “as…as…”. Shtetformimi është vorbulla që të përthith e që të detyron të marrësh vendime të shpejta, me efekte të gjera. Është mjedisi ku u jetësua maksima se “qëllimi justifikon mjetin”. Politika të kërkon brenda shportës, ose centrifuga e zhvillimeve të nxjerr shpejtë jashtë.

Nëse njeh vetëm futbollin atëherë s’di asgjë për të

Futbolli riprodhon besnikërisht numrin më të madh të elementëve të gjuetisë. Përqasja sociologjike dhe antropologjike është një përpjekje thuajse unike për t’i dhënë përgjigje në thelb pyetjes se përse e duam kaq shumë këtë sport dhe e patëm kaq të lehtë të kalonim nga analiza e kurbës së infektimeve tek analiza statistikore e ndeshjeve.

Tregoje injorancën tënde

Më e pakta që mund të bëhet është që injorancës, gjithmonë e pavarësisht formës, t’i jepet përgjigja e merituar. Ose të paktën na shërben të njohim vetveten, përmes reagimit apo letargjisë.

Për ty që përqeshe reagimet për luftën në Gaza

Të protestosh për kauza ndërkombëtare, nuk i mbivendoset zemërimit për padrejtësi lokale. Të irritohesh për një luftë, nuk do të thotë se nuk mund të irritohesh për taksat. Të demaskosh padrejtësitë globale, nuk të harxhon asnjë energji për të denoncuar spiralet e vuajtjeve në shoqërinë e përditshme.

TikTok ose të krijosh në boshllëk

Problemi që vjen nga platforma kineze është mentaliteti që kërkon të injektojë për mundësinë absolute të famës së shpejtë përmes idiotësive, përmbajtjes boshe dhe manipulimit e kopjimit banal të imazhit, duke i trajtuar përdoruesit thjesht si ingranazhe prodhuese. Por nga ana tjetër qëndron e vërteta zhgënjyese se fëmijët gjithmonë e më shumë po detyrohen të vendosin më parë marrëdhënien me teknologjinë se me natyrën.

E reja që s’lind dot

Nuk mendoj që votuesit shqiptarë nuk e duan të renë, por e reja, si ajo që kërkon të modernizojë strukturën aktuale ashtu edhe ajo që kërkon ta shembë krejt ngrehinën e plakur, duhet të japë mesazhin e qëndrueshmërisë dhe tashmë ka barrën e provës se nuk shërben si legjitimitet i së vjetrës.

Kultura e mbikëqyrjes, një stil i ri jete

Mbikëqyrja është e vjetër sa njerëzimi. Por nëse më parë zhvillohej nga një minorancë e mirëpërgatitur mbi pjesën tjetër të popullsisë, sot mbikëqyrja furnizohet drejtpërdrejtë nga vetë ne: jemi njëkohësisht të mbikëqyrur dhe mbikëqyrës, krijues të një kulture që duket e paracaktuar për të dominuar këtë shekull. Por përhapjes së të dhënave si shpërthim depoje armësh do t’ia ndjejmë pasojat shpejt.