Bota pas virusit e rishpikur nga fëmijët

Kur sheh aktualitetin e parashikuar, sigurisht në mënyrë artistike në një roman të shkruar gjashtë vite më parë, se përputhet me aktualiteitn e jetuar, verbëria njerëzore e mbrujtur në kokëfortësinë patologjike bëhet e pakundërshtueshme.

Vrasjet e njëpasnjëshme të pushtetit

Mbi romanin “Zhurma e kohës” nga Julian Barnes/ Një shpirt mund të shkatërrohet nga çfarë të tjerët të bëjnë, nga çfarë të tjerët të detyrojnë t’i bësh vetes dhe nga çfarë ti i bën vetes. Dmitri Shostakoviç i përjetoi të tre këto forma. “Duke e lejuar të jetonte, ata e vranë”, shkruan Julian Barnes në finale të romanit.

Teodor Keko në prozë

Duke lexuar romanin e Teodor Kekos njeh më mirë edhe botëkuptimin e tij social e politik, i cili natyrshëm është në anën e lirisë, që mbron individin përkundrejt turmës. Për Teodor Kekon pasuri është “uni”, jo kolektivi. Mbi të gjitha është ndjenja, jo logjika. Për të, dinjiteti, edhe në qoftë e vetmja gjë që i mbetet, është më i rëndësishmi. E shkroi në vepra, e zbatoi edhe në jetë.

Leksione amerikane nga postieri i Charles Bukowskit

Sa herë na ndodh, që gjëra që nisin përkohësisht, apo nisin si gabime, të bëhen pjesë e realitetit? A jemi ne që kontrollojmë jetën tonë, apo është sistemi që pa kuptuar na bën pjesë të mekanizmit të madh? Zakonisht ndodh kjo e dyta, sepse njerëzit e kanë të vështirë të ndryshojnë gjendjen e ekuilibrit ku ndodhen, edhe pse shumë herë të rrish gjithë kohës në ekuilibër është sfilitëse.

Eleganca e një romani

Muriel Barbery me romanin e saj “Eleganca e iriqit” na bën të reflektojmë se sa rëndësi i japim pozitës shoqërore në gjykimin që kemi për njerëzit, se si një titull përpara emrit ndikon në identitetin e gjithsecilit. Jemi të bindur se mendimet e thella apo leximi i veprave të mëdha letrare janë “pesha të rënda” për ministra e profesorë, deputetë e doktorë. Por në fakt shpesh herë në këto njerëz gjejmë mediokritetin dhe arrogancën, të mishëruar në forcën e sistemit klasor.