Burgu ku jetoj çdo ditë quhet Asperger

Shkrimtarja italiane thyen heshtjen dhe tregon për sëmundjen e saj të Aspergerit, në librin me titull “Shikimi yt ndriçon botën”. “Vuaj nga sindroma e Aspergerit. Është kjo karrigia ime e padukshme me rrota, burgu në të cilin jetoj që prej sa mbaj mend. E shkreta nënë, pas një burri të poshtër dhe të dytit psikopat e të alkoolizuar, i ra për pjesë edhe një vajzë që ishte si një kasafortë të cilës nuk i dihet kodi për ta hapur. Para se të vdiste më dhuroi një kutizë druri me një zemër të gdhendur përsipër. Kur e hapa, gjeta një letër të shkruar me dorën e saj: “Të dua shumë, edhe pse kurrë nuk të kuptova”.