Kurthi i punës fleksibël

Nëse gjyshërit tanë punësoheshin në një fabrikë, me shumë gjasa do të dilnin në pension po në atë fabrikë. Shanset që kjo gjë të ndodhë sot janë shumë të ulëta. Prandaj në këto kushte pasigurie, ndihmuar nga teknologjia, të gjithë mund t’i arrish kurdo. Të qenit “online” është kthyer në detyrë, të gjithë duhet të jenë të disponueshëm, sepse gjasat që të jenë të zëvendësueshëm janë të larta.