PISA na tregoi se nuk kemi nxënës të shkëlqyer
Praktikisht PISA na thotë se Shqipëria nuk përgatit “nxënës të shkëlqyer”, ose për t’iu referuar termave të raportit, “top performers”. Nxënësit shqiptarë, pavarësisht notave të mira, kanë njohuri bazike në lexim, matematikë dhe në shkencë. Vetëm një numër jashtëzakonisht i vogël nxënësish, që në raport konsiderohet “i papërfillshëm”, arrin të ketë të njëjtat rezultate me bashkëmoshatarët në Finlandë, Kore, Singapor, Suedi, Kinë apo Kanada.