Ian Bremmer në shqip, bisedë me përkthyesin Blendi Lami
Një bashkëbisedim me përkthyesin, pedagogun dhe studiuesin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë, Blendi Lami, mbi botimin në shqip të librave të Ian Bremmer.
Nga shtëpia botuese Minerva, janë hedhur në treg librat “Kurba J – Një mënyrë e re për të kuptuar pse kombet ngrihen dhe bien”, “Fundi i tregut të lirë – Kush e fiton luftën ndërmjet shteteve dhe koorporatave”, “Çdo shtet për vete – Fituesit dhe humbësit në një botë pa udhëheqje” dhe “Ne kundër atyre, dështimi i globalizimit”.
Në këtë bashkëbisedim të shkurtër, flasim për idetë kryesore të Ian Bremmer, ndër politologët më me peshë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes koncepteve kryesore të këtyre katër librave.
Biseda është zhvilluar me ftesë të platformës Bukinist, përgjatë ditëve të Panairit të Librit online.
Publikuar edhe në arberianews.net
[…] Churchill e kishte zakon të thoshte se asnjëherë nuk duhet çuar dëm një krizë e mirë dhe Ian Bremmer e ka zbatuar me përpikmëri. Libri i tij i fundit titullohet “Pushteti i krizës”. Ajo që […]