Vincent, novela grafike. Bashkëbisedim me botuesen Arlinda Dudaj
Një zhanër i rrallë në fushën e botimeve shqip është ai i novelave grafike, ku botimi i fundit i librit “Vincent” nga autorja holandeze Barbara Stok, është pritur shumë mirë nga lexuesit dhe ka ngjallur interes për këtë kategori librash.
Arlinda Dudaj nuk është vetëm botuese e këtij libri, por edhe përkthyese e tij. Në këtë bashkëbisedim tregon se përkthimin e bëri gjatë karantinës së muajve mars-prill, ndërsa njoftoi se janë në plan të botohen edhe tre novela të tjera grafike.
Folëm për letërsinë spanjolle, për Javier Marias, Javier Cercas dhe Fernando Aramburu. Për marrëdhënien e tyre me të vërtetën si edhe përgatitjen në shqip të prurjes së një tjetër autori: Manuel Vilas.
Biseda është zhvilluar me ftesë të platformës Bukinist, përgjatë ditëve të Panairit të Librit online.