Bashkëbisedime
Mbi të vërtetën, religjionin dhe moralin

Mbi të vërtetën, religjionin dhe moralin

Pas romanit “Qelia e Lirisë” botuar në vitin 2016, Kaon Serjani boton librin filozofik dhe studimor “Mbi të vërtetën, religjionin dhe moralin”.

Në një përpjekje intelektuale si njohës i mirë i etikës dhe filozofisë, duke ndjekur mendimin e Sokratit dhe Platonit, për të ardhur te Paskali dhe Niçja, Serjani përpiqet të të bëjë bashkë këto koncepte.

I ndarë në tre pjesë, i shkruar me një gjuhë të rrjedhshme dhe të kuptueshme jo vetëm për studiuesit, por edhe lexuesit e tjerë të interesuar në këto çështje, libri përpiqet të transmetojë mesazhin se ajo çfarë na duhet, është një jetë e shqyrtuar.

Çfarë është e vërteta? Cili është një vendim i moralshëm? Ku bashkohet e vërteta me religjionin? Këto pyetje trajtuam edhe në bashkëbisedimin e bërë online për këtë libër.

Biseda është zhvilluar me ftesë të platformës Bukinist, përgjatë ditëve të Panairit të Librit online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *