Pse shkolla nuk na mëson të bëjmë pará?

Shkolla nuk na mëson të bëjmë para. Na mëson ligjet e fizikës, ekuacionet e matematikës, formulat kimike, shtresat gjeologjike apo datat historike, por lidhja me edukimin financiar dhe sipërmarrjen është shumë e vakët. Kjo ka ardhur edhe nga tradita kontinentale fetare dhe humaniste e së shkuarës, ku paraja shihej si diçka e keqe, gati-gati si një sëmundje. Por siç shkruan Robert Kiyosaki, shmangia nga paraja është po aq psikotike sa edhe fiksimi pas saj.