Njeri i zakonshëm në qendër të Tiranës

Mund të gjenden dhjetëra e qindra arsye për hapjen e kazinove në qytete, por në vetvete qëndrimi se në qendër të kryeqytetit nuk jetojnë njerëz të zakonshëm e të thjeshtë është absurd dhe në kufijtë e padijes përsa i përket zhvillimit demografik dhe socio-ekonomik të qyteteve shqiptare dhe në rastin konkret të Tiranës.

Pse shkolla nuk na mëson të bëjmë pará?

Shkolla nuk na mëson të bëjmë para. Na mëson ligjet e fizikës, ekuacionet e matematikës, formulat kimike, shtresat gjeologjike apo datat historike, por lidhja me edukimin financiar dhe sipërmarrjen është shumë e vakët. Kjo ka ardhur edhe nga tradita kontinentale fetare dhe humaniste e së shkuarës, ku paraja shihej si diçka e keqe, gati-gati si një sëmundje. Por siç shkruan Robert Kiyosaki, shmangia nga paraja është po aq psikotike sa edhe fiksimi pas saj.

Herta Müller: Frika, kjo fjalë që shpjegon vetveten

Muri kishte rënë, regjimi i Çausheskut kishte mbaruar dhe Herta Müller ndodhej në Berlin – ku sot vazhdon të jetojë e të punojë – pasi kishte braktisur vendlindjen për t’iu shmangur diktaturës, censurës, ngushtësisë dhe shtypjes së vendit që ende kishte mbetur nën ombrellën komuniste. Çmimin Nobel për letërsinë e fitoi në vitin 2009, por në vitin 1992, kur botoi […]