Fama e mbivlerësuar, ndërsa pafajësinë nuk duhet ta ngatërrojmë me naivitetin
Një bashkëbisedim i rrallë mes shkrimtarit italian Sandro Veronesi dhe Presidentit Barack Obama. Libri i tij “Tokë e premtuar” është kthyer në një fenomen kudo ku është botuar dhe është mundësia më e mirë për ta bërë Presidentin të flasë siç ai di për çështjet që sot qëndrojnë në majën e debatit publik: heronjtë e rrugës dhe ata të politikës, lëvizjet sociale, pandemia, kufijtë, politika, por edhe filozofia. “Një shoqëri e drejtë nuk mund të bazohet në pushtet dhe në forcë, por duhet të bazohet në diçka më thelbësore”, thotë Obama dhe në këtë bisedë e zbulon se çfarë është kjo gjë.