Eksperienca dhe besimi, mësime nga Lindja e Largët
Suksesi i një qeverie në kontrollin shoqëror varet më shumë nga pajtimi vullnetar sesa nga shtrëngimi i imponuar.
Suksesi i një qeverie në kontrollin shoqëror varet më shumë nga pajtimi vullnetar sesa nga shtrëngimi i imponuar.
Sensi i përgjegjshmërisë ndaj komunitetit që nuk u kuptua as me grabitjen e pronave, as me shpyllëzimet, as me ndotjen, as me shmangien e taksave, as me korrupsionin, as me bishtimet ndaj ligjeve dhe as me shumë gjëra të tjera të këtij lloji, ka ardhur koha që të kuptohet përmes elementit më unik dhe të papërsëritshëm: përmes jetës. Në shoqëritë që kemi ndërtuar, gabimi i njërit paguhet nga shumë të tjerë. Nëse ne udhëtojmë më shpejt, nëse mesazhet dërgohen më shpejt, nëse gjithçka arrihet më shpejt, edhe gabimet shumëfishohen më shpejt. E pashmangshme kjo.