Kohë që kalon, kohë që nuk jetohet

Koha humbi kuptimin e saj. Ditët u ngjeshën me njëra-tjetrën, aq sa u shkrinë në një kohë të pakohë. Koha fizike humbi kuptimin e saj, u shemb në vetvete, ku gjithçka mund të ndodhte kurdo duke mos lënë asnjë gjurmë.

Puna pas koronavirusit

Eksperienca e recensioneve dhe e krizave të shkuara na sugjerojnë se Covid-19 me shumë mundësi do të transformojë tre aspekte të jetës sonë profesionale: kënaqësinë në punë, lidershipin etik dhe besimin.

Filozofia e maskës

Sensi i përgjegjshmërisë ndaj komunitetit që nuk u kuptua as me grabitjen e pronave, as me shpyllëzimet, as me ndotjen, as me shmangien e taksave, as me korrupsionin, as me bishtimet ndaj ligjeve dhe as me shumë gjëra të tjera të këtij lloji, ka ardhur koha që të kuptohet përmes elementit më unik dhe të papërsëritshëm: përmes jetës. Në shoqëritë që kemi ndërtuar, gabimi i njërit paguhet nga shumë të tjerë. Nëse ne udhëtojmë më shpejt, nëse mesazhet dërgohen më shpejt, nëse gjithçka arrihet më shpejt, edhe gabimet shumëfishohen më shpejt. E pashmangshme kjo.

Bir, librat do të të japin lirinë

Nëse prindërit ma shfaqnin dashurinë duke u siguruar se gjithmonë kisha mjaftueshëm ushqim për të ngrënë, unë ia tregoj dashurinë tim biri duke u siguruar që gjithmonë të ketë mjaftueshëm libra për të lexuar (e natyrisht edhe mjaftueshëm ushqim për të ngrënë).

Andrea Camilleri në një cep Tirane

Nuk e pranonte se verbëria kishte ndikuar në romanet e tij, që prej ca kohësh nuk i shkruante por i diktonte me zë. Por ama, pranonte se ishte bërë më reflektiv dhe se ishte i lumtur, pasi nuk i duhej të shihte më fytyrën e tij prej idioti çdo mëngjes në pasqyrë. Ironik i pamëshirshëm!

Faza e re e dashurisë, ajo e lidhjeve të shumëfishta

Një tendencë është e qartë: Raportet do të jenë më të shkurtra. Martesa nuk do të jetë “përgjithmonë”, ashtu siç ka filluar të mos jetë edhe tani. Evolucioni global drejt zhvillimit të lirive personale do të sjellë, edhe në fusha të tjera, më pak besnikëri. Dhe sigurisht, marrëdhënie gjithnjë e më të pasigurta.

Nevoja për edukimin fetar

Dhe kjo nuk ka të bëjë me cenimin e laicitetit të institucioneve arsimore, por përkundrazi, lidhet me ndërtimin e antikorpeve të të rinjve ndaj rrymave fetare që krijohen papritur si mish i huaj dhe shkaktojnë drama njerëzore deri në flijime dhe vetëflijime.