Nobeli për Paqen në luftë për lajmin e vërtetë: Zyrtarët rusë po u besojnë trillimeve që vetë kanë shpikur
Intervistë me kryeredaktorin e gazetës opozitare ruse Dmitry Muratov, fituesin e çmimit Nobel për Paqen në tetor të vitit 2021. Pa iluzione, ai flet për frikën mes popullit rus si arsye për mosorganizimin e protestave masive, ndërsa thotë se elita politike është më e bashkuar se kurrë dhe nuk beson tek një grusht shtetit. “Novaya Gazeta” nuk shitet më në kioska dhe njerëzit mbajnë radhë për ta blerë pranë redaksisë. Muratov flet për një luftë civile mes brezash në Rusi, duke çmontuar edhe propagandën ruse që besohet nga vetë autoritetet.