Skandalizimi prej patriotizmit
Nëse mesazhet e Presidentes së Kosovës, a fundja thjesht një politikaneje të Kosovës, a fundja fundit të një personi publik shqiptar vishen me patriotizma, sulmet që pasuan përveçse kundër saj konkretisht, ishin pjesë e vazhdimësisë për dekurajimin e ligjërimit patriotik. Skandalizimi nuk mund të vijë nga ligjërimi patriotik. Skandalizimi duhet të vijë nga mungesa e tij, nga harresa e qëllimshme apo përqeshja cinike.