Pse blejmë më shumë në raste paniku?
Ndër faktorët kryesorë psikologjikë është pamjaftueshmëria. Duke qenë se shohim të tjerët që blejnë në sasi të mëdha dhe më pas shohim raftet e marketeve thuajse të boshatisur, mendojmë se produktet do të mbarohen. Gjithashtu, dihet se sa më i rrallë të jetë një mall, aq më i çmuar bëhet në perceptimin tonë dhe aq më të prirur jemi ta blejmë nëse na jepet mundësia.