Nuk ka dashuri të vërtetë pa trup

A do ta kufizojë pandemia seksualitetin dhe a do të përhapë dashurinë në distancë pa prekje? Sigurisht do të rrisë lojërat dixhitale erotike. Sidoqoftë, shpresoj që epidemia të na bëjë të rivlerësojmë kontaktin intim fizik, që të mund të mësojmë përsëri mësimin e Andrej Tarkovskij, për të cilin toka, lënda e lagësht, nuk është në kundërshtim me shpirtëroren, por është mjeti për te shpirtërorja.