Nuk ka dashuri të vërtetë pa trup

A do ta kufizojë pandemia seksualitetin dhe a do të përhapë dashurinë në distancë pa prekje? Sigurisht do të rrisë lojërat dixhitale erotike. Sidoqoftë, shpresoj që epidemia të na bëjë të rivlerësojmë kontaktin intim fizik, që të mund të mësojmë përsëri mësimin e Andrej Tarkovskij, për të cilin toka, lënda e lagësht, nuk është në kundërshtim me shpirtëroren, por është mjeti për te shpirtërorja.

Ky vend, hajdut kujtimesh

Nga ai sheshpushim, rreth orës 10 të mëngjesit, mes pluhurit dukej skena. Kujtimet lidhen me persona, lidhen me ngjarje, me aroma dhe po: lidhen edhe me tulla, me llaç, me gur a me tallash. Besoj se kushdo, pro a kundër projektit ose mënyrës se si po zbatohet ai, ndihet i vjedhur. I plaçkitur në kujtimet e tij.

Dëshira e çmendur në intervistën e fundit, Ezio Bosso: Të përqafoj miqtë dhe të qeshim që jemi gjallë

Si natyrë jam i ndrojtur, i rezervuar dhe me trupin kam një qasje të veçantë. Nuk përqafoj cilindo, vetëm ata që dua. Kjo maturi e detyruar më rëndon. Do të jetë interesante rigjetja e një raporti fizik. Ndoshta do të ndihet paksa sikleti, ndoshta edhe frika. Do të nisim të qeshim, ose do të na rrjedhin lotët curril. Nuk e di si do të jetë. Por sido që të jetë do të buzëqeshim. Të lumtur që jemi gjallë.

Një tjetër shans i humbur për universitetin

Një ngërç i madh e ka zënë sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri (që në fakt së fundi është përforcuar, jo se nuk ka ekzistuar) me një reformë të lënë përgjysmë dhe një ligj me paterica, duke e detyruar universitetin që të bashkëudhëtojë më së shumti me burokracinë e të flirtojë haptazi me interesat politike, e të ketë fare pak pikëtakime me shkencën.

Mos kini iluzione, bota do jetë si më parë dhe paksa më e keqe

Asnjëherë më parë nuk e kishim shprehur me paturpshmëri kaq të qetë faktin se jeta nuk ka të njëjtën vlerë për të gjithë. Që duke nisur nga një moshë e caktuar (70, 75, 80 vjeç?) zërë se jemi të vdekur. Të gjitha këto tendenca, siç e thashë, ekzistonin para koronavirusit, tani thjesht u vunë në dukje. Nuk do të zgjohemi në një botë të re pas izolimit. Do të jetë e njëjta, paksa më e keqe.

Nuk e shkaktova unë pandeminë

Nuk jam më sipërmarrës, nëse sipërmarrës do të thotë të maksimizosh fitimin. Maksimizoj numrin e jetëve të shpëtuara ose të përmirësuara. Prej vitit 2000, së bashku me partnerët tanë, kemi ndihmuar të ulim numrin e vdekjeve të shkaktuara prej sëmundjeve infektive nga 10 në 5 milionë. Kriteri i vetëm që drejton punën tonë është numri i jetëve të shpëtuara. Jam në gjendje ta bëj këtë gjë sepse harxhoj paratë e fituara në karrierën time të mëparshme.