Ky vend, hajdut kujtimesh

Nga ai sheshpushim, rreth orës 10 të mëngjesit, mes pluhurit dukej skena. Kujtimet lidhen me persona, lidhen me ngjarje, me aroma dhe po: lidhen edhe me tulla, me llaç, me gur a me tallash. Besoj se kushdo, pro a kundër projektit ose mënyrës se si po zbatohet ai, ndihet i vjedhur. I plaçkitur në kujtimet e tij.