Do na dëmtojë më shumë fjala “luftë” sesa lufta vetë
Lufta nxit panik, si supermarketet e tejmbushura të fundjavës; Lufta nxit pasiguri, si lotët e gjyshërve që nuk e dinë nëse do të dalin nga shtëpitë për të blerë ushqim ose jo; Lufta nxit ankth, dhe nuk e shuan dot asnjë slogan që thërret për shumë kujdes e për pak frikë; Lufta nxit përçmim ndaj njëri-tjetrit, siç shohim në komunikimet virtuale. Kjo nuk është një luftë, është një pandemi. Dhe pandemia nuk është hiç më pak e rëndë se lufta, nuk është aspak më e lehtë për t’u përballuar se lufta. Por është pandemi, jo luftë.