Ne ëndërronim një revolucion të bukur
Shoh sot fytyrat e të rinjve, që janë të shumtë në Marshimin për Liri. Dhe rikujtoj vitet ’90, kur ata që dilnin në shesh ishim ne dhe bërtisnim: “Liri! Liri!”, por pa e ditur se çfarë ishte. Ne kishim një imagjinatë letrare, romantike dhe për këtë shkak nuk arritëm të ndërtonim botën tonë të lirë.