Kë të besojmë kur flitet për varfërinë?

Kur flitet për të varfër në Bashkimin Europian, bëhet fjalë për ata persona që kanë vështirësi të përballojnë shpenzime të papritura, kanë vështirësi ta kenë gjatë gjithë kohës shtëpinë e ngrohtë, nuk mund të blejnë të paktën dy palë këpucë të reja në vit, nuk rinovojnë garderobën apo vonojnë pagesat e qirasë. Dhe pasi lexon këto kritere, mendon: Me të vërtetë ka rënë varfëria në Shqipëri?