Gjeneratorët e skandaleve në televizion
Fakti që në televizion funksionojnë skandalet nuk është një urdhëresë e ardhur nga Olimpi apo e shkruar diku në yje e as një pasojë e ardhur nga hiçi, por është pikërisht pasoja e një zgjedhjeje që është bërë. Është zgjedhur që të promovohen skandalet, që të promovohen polemikat, dhe së pari për këtë gjë shumë prej njerëzve të televizionit nuk duhet ta paraqesin si një realitet për të cilin në dukje nuk janë dakord, pasi kanë mundësinë të bëjnë komplet të kundërtën.