Të lindim e të vdesim në të njëjtin vend është ide absurde, njeriu është krijuar të lëvizë pa kufij
Kemi lindur diku, por pastaj një ditë shkojmë diku tjetër: pa harruar atdheun tonë dhe pa i kthyer shpinën. Të gjitha qytetet e botës dhe të gjitha qytetërimet u ndërtuan nga njerëz të ardhur gjetkë. Idea se njeriu është i destinuar të lindë dhe të vdesë në të njëjtin vend është absurde. Njeriu është krijuar të lëvizë lirshëm, pa kufij, për t’u dhënë diçka bashkëkohësve të tij: qoftë në fshatin e tij të lindjes apo në anën tjetër të botës.