Një baba si Gabriel García Márquez

Prindërit e mi nuk e humbën kurrë aftësinë për të bërë miq të rinj, prandaj, përveç atyre të një jete, ata kishin gjithmonë miq të tjerë dhe më të rinj se vetja, dhe unë mendoj se kjo i ka mbajtur edhe ata të rinj. Me pak fjalë, nëse bëj një bilanc, të qenit bir i një personi kaq të shquar ka qenë shumë pozitive për mua.

Jeta përmes njollash

Më magjepsin njollat, ato të gjakut, të spermës, të bëra njësh me çarçafët apo me dyshekët e konsumuar e të braktisur në trotuare, njollat ​​e verës dhe të ushqimit, që veshin drurin e tavolinave dhe bufetë, gjurmët e kafesë dhe gjurmët e gishtërinjve të yndyrshëm në fotot e vjetra të kaluara dorë më dorë në fund të darkave familjare. Njolla organike, materiale.