Përulësia është tipari i më të mirëve
José Ortega Y Gasset, i cili kurrë nuk shkoi në Oksford, kishte të drejtë kur na paralajmëroi kundër “barbarive të specializmit”: mençuria nuk arrihet duke u mbyllur brenda specialitetit vetjak, por duke u hapur ndaj të tjerëve, sado të largët të duken. E përjetova vetë këtë fakt shpesh të harruar: leksionet e mia, që kishin të bënin me letërsinë, fillonin pikërisht atëherë kur unë mbaroja së foluri dhe nisnin pyetjet, duke lejuar gjithë llojet e njerëzve të ndërhynin, nga historianët dhe filozofët te sinologët dhe shkencëtarët.