Të ndrojturit, ose qëndrestarët e heshtur të shoqërisë së spektaklit

Nga Tahar Ben Jelloun/ Ndrojtja nuk është sëmundje. Është një sjellje që dikush thjesht mund ta ketë, qartësisht e pavullnetshme, e cila meriton të merret në konsideratë dhe të respektohet. E përjetuar me kujdes, ndrojtja mund të përfaqësojë një vlerë për t’u adhuruar, si ngadalësia e shoqëruar prej heshtjes. Ama, hera-herës, ky qëndrim na jep përshtypjen e falsifikimit të së vërtetës. […]

Shpresoj që letërsia të jetë një dritë mes vetmisë, por Nobeli ma shkatërroi paqen që kisha arritur

Gjëja që më intereson më shumë është pikërisht kjo: të shkruaj për gjëra që nuk i di. Nuk do të ishte një rrugëtim aq i bukur dhe i thellë nëse do t’i dija tashmë gjithë temat e letërsisë sime. Sepse për mua shkrimi është diçka që ndodh pa kontributin tim: shkrimi ndodh vetë, pa asnjë ndërhyrje nga ana ime. Nëse do të më duhej të përdorja një imazh për ta përshkruar, do të thosha thjesht: dëgjoj.