Teodor Keko në prozë

Duke lexuar romanin e Teodor Kekos njeh më mirë edhe botëkuptimin e tij social e politik, i cili natyrshëm është në anën e lirisë, që mbron individin përkundrejt turmës. Për Teodor Kekon pasuri është “uni”, jo kolektivi. Mbi të gjitha është ndjenja, jo logjika. Për të, dinjiteti, edhe në qoftë e vetmja gjë që i mbetet, është më i rëndësishmi. E shkroi në vepra, e zbatoi edhe në jetë.