Dëshira e çmendur në intervistën e fundit, Ezio Bosso: Të përqafoj miqtë dhe të qeshim që jemi gjallë

Si natyrë jam i ndrojtur, i rezervuar dhe me trupin kam një qasje të veçantë. Nuk përqafoj cilindo, vetëm ata që dua. Kjo maturi e detyruar më rëndon. Do të jetë interesante rigjetja e një raporti fizik. Ndoshta do të ndihet paksa sikleti, ndoshta edhe frika. Do të nisim të qeshim, ose do të na rrjedhin lotët curril. Nuk e di si do të jetë. Por sido që të jetë do të buzëqeshim. Të lumtur që jemi gjallë.