Zgjohu o Zot!

Në këtë botën tonë, të cilën Ti e do më shumë se ne, kemi ecur me shpejtësi të lartë, duke u ndjerë të fortë dhe të aftë për gjithçka. Të babëzitur për fitim, e lamë veten të përthitheshim nga objektet dhe të hutoheshim nga nxitimi. Nuk u ndalëm përballë thirrjeve të Tua, nuk u përmendëm përballë luftërave dhe padrejtësive globale, nuk dëgjuam klithmën e të varfërve dhe të planetit tonë që ishte sëmurur rëndë. Vazhduam duke mos u kthyer, duke menduar se do të qëndronim gjithmonë të shëndetshëm në një botë të sëmurë. Tani, teksa ndodhemi në det të trazuar, të lutemi: “Zgjohu o Zot!”.

Kisha sipas një laiku

Një jo-besimtar, siç unë jam, është shumë i interesuar rreth historisë së Kishës e cila nisi kur Pali ra nga kali teksa shkonte nga Jeruzalemi në Damask, i ra të fiktë, u rizgjua – siç rrëfen në disa prej letrave të tij – dhe më pas një Ëngjëll e ngriti nga toka, i hyri në shpirt dhe e transformoi.