Sa të ndryshëm do të jemi pas kësaj murtaje

Kjo pandemi na ka bërë të kuptojmë se njeriu me ankthet dhe instiktet e tij është shumë i ngjashëm pavarësisht se ku jeton apo nga kush qeveriset. Frika është përgjigje ndaj një rreziku konkret: është ikje nga zjarri, rezistencë ndaj hajdutit, forcë përballë operacionit, pra është përgjigje konkrete ndaj problemeve konkrete. Sot njerëzit nuk po përballen me frikë, por me ankth, pasi armiku është i padukshëm dhe masat e marra na duken absurde.

Sikur edhe një herë live, Adriano

Duke ndjekur botën e sotme të spektaklit, ku fama më shumë arrihet jashtë skene se sa brenda saj, nuk ka si mos të të bëjë përshtypje konservatorizmi i një prej simboleve të Italisë për disa dekada. E vërteta është se ashtu si në çdo gjë, filozofia e Celentanos nuk ka ndryshuar.