Kultura e mbikëqyrjes, një stil i ri jete

Mbikëqyrja është e vjetër sa njerëzimi. Por nëse më parë zhvillohej nga një minorancë e mirëpërgatitur mbi pjesën tjetër të popullsisë, sot mbikëqyrja furnizohet drejtpërdrejtë nga vetë ne: jemi njëkohësisht të mbikëqyrur dhe mbikëqyrës, krijues të një kulture që duket e paracaktuar për të dominuar këtë shekull. Por përhapjes së të dhënave si shpërthim depoje armësh do t’ia ndjejmë pasojat shpejt.

Pengje të lodhjes

Ankthi hyri në shtëpitë tona. Gjithsesi lodhja ishte forma më e përhapur, edhe për ata që nuk donin ta njihnin këtë gjendje. Një lodhje e lehtë dhe pikërisht për këtë fakt më shqetësuese, që na shoqëronte në banalitetin e jetës që kalonim në shtëpitë tona.