Të rinjtë në Shqipëri nuk e flasin më gjuhën tonë, politika e orientuar drejt një raporti të privilegjuar me Turqinë

Një pjesë nga libri i sapobotuar i ish-kryeministrit italian Romano Prodi “Strana vita, la mia” i shkruar së bashku me Marco Ascione. Prodi flet për ngjarjet e vitit 1997, por edhe duke vënë në dukje se si Italia nuk po e luan më rolin e saj në Shqipëri, të rinjtë nuk flasin më gjuhën italiane dhe politika po afrohet me Turqinë.

Tronditja e gjatë njëzetë vjeçare

Ajo ditë shtatori e vitit 2001 ndryshoi shumë gjëra. Në kuptimin më të gjerë kulturor ndryshoi perceptimin amerikan në botë, imazhin që bota kishte për Amerikën. Efekti më i madh është mënyra e shumëfishtë në të cilën që prej asaj kohe idetë, ose më mirë të thuhet mitet dhe mitologjia për shkëlqimin e padiskutueshëm amerikan, u shkatërruan.