Nuk na mjafton vetëm një jetë
Arsyeja thelbësore e ekzistencës së letërsisë është se njeriu ka një tru goxha të ndërlikuar, shumë më të zhvilluar sesa jeta që duhet të jetojë. Për të, tregimtaria nuk është vetëm një kënaqësi, por është një nevojë.

Ecja rikthen gravitetin që mungonte ose e forcon atë, duke siguruar momente plotësie. Mendja endet lirisht: ecja është një udhëtim i pangutur në mendime, në kujtesë, pa frikë se do të ndërpritet papritur nga një punë e lodhshme ose një tringëllimë e papërshtatshme.
Kujtesa nuk përbëhet nga ruajtja e të dhënave dhe e informacionit. Nëpërmjet kujtimeve ne tregojmë një histori. Kujtesa nuk është sasiore, por narrative. Gjurmët e kujtesës i nënshtrohen vazhdimisht proceseve të renditjes dhe transkriptimit. Ndërthuren në një mënyrë të re, duke marrë për referencë njëra-tjetrën. Kjo është arsyeja përse gjithmonë themi një histori të ndryshme.
Ndikimi im më i madh është vetë jeta. Të jetosh. Asgjë e ndërlikuar. Si bashkëshort dhe baba që udhëton, lexon dhe dëgjon të tjerët, idetë vijnë lehtësisht. Frymëzimi është pjesa më e lehtë. Kleçka qëndron në ekzekutimin e idesë.