Sërish njerëz, për të mos u squllur nga dëshpërimi
Askush nuk u flet fëmijëve për shpirtin, askush nuk e merr parasysh se ky aspekt është tërësisht i përpunueshëm në fëmijëri, por nuk mbetet i tillë për gjithë jetën. Nëse nuk kultivohet, stafetën e merr materializmi. Dhe kjo nuk i shndërron fëmijët në njerëz kureshtarë apo të pasionuar pas jetës, por në qenie të vogla të dëshpëruara, pa asnjë horizont.