E ndërlikojmë egërsisht jetën

Ne jetojmë jetë të ndërtuara prej kasafortash, armësh kundërajrore, alarmesh dhe urash lëvizëse. Pra, në vend që të jetojmë pranë gjërave dhe njerëzve, i bëjmë pronë tonën, pikë pa kthim, një status të fituar: a e kuptoni se me çfarë ekzistence plot ankthe jemi të destinuar t’i mbushim ditët tona? Kushdo që zotëron, do të grabitet.

Ju rrëfej zemërimin në protestat franceze

Historia e orës është emblematike. E dimë se sa kushton? Dikush tha 80 mijë euro. Pallati Elize u përgjigj se kushton dy mijë. E njëjta gjë si me reformën e pensioneve: a është vërtetë e pashmangshme? Faktikisht sot nuk dimë as sa kushtoi ora, as nëse reforma është vërtetë e nevojshme. I vetmi fakt është ai që në kokën e francezëve Macron shfaqet i aftë të mbajë një orë 80 mijë euro, dhe ta heqë atë në situata të caktuara.