Vetëvendosja e vendosi vetë fatin e saj

Kritika dhe rebelimi, shkruante Niklas Luhman në njërën prej eseve të tij, nuk bëhen nga jashtë por brenda shoqërisë. Kjo është pikërisht ajo që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje, fillimisht si një organizim i rrugës e më pas, vit pas viti, faktor gjithmonë e më i rëndësishëm i politikës.

Albin Kurti, idealizmi i nevojshëm në momentin e duhur

Në këtë moment asfiksimi politik, në këtë stanjacion ekonomik dhe në këtë udhëkryq të vlerave dhe vizionit social, një qasje ndryshe mund të bëjë diferencën e madhe. Shqiptarët kanë arritur t’i mbijetojnë kohëve më të vështira, edhe në kushte pushtimi apo diktature, mjerimi dhe genocidi. Por, siç e tregojnë shifrat e Instituteve të Statistikave, valixhet plot e biletat e autobusëve, nuk i bëjnë dot ballë mungesës së shpresës.