Leksione amerikane nga postieri i Charles Bukowskit
Sa herë na ndodh, që gjëra që nisin përkohësisht, apo nisin si gabime, të bëhen pjesë e realitetit? A jemi ne që kontrollojmë jetën tonë, apo është sistemi që pa kuptuar na bën pjesë të mekanizmit të madh? Zakonisht ndodh kjo e dyta, sepse njerëzit e kanë të vështirë të ndryshojnë gjendjen e ekuilibrit ku ndodhen, edhe pse shumë herë të rrish gjithë kohës në ekuilibër është sfilitëse.