Gazeta e vetme që paralajmëroi epokën dixhitale
“Ekzistonte ideja se nëse të gjithë do të kishim mundësitë thoshim gjithçka në cilindo moment, gjithçka do të ishte më demokratike. Por ngatërruam anarkinë me demokracinë.”
“Ekzistonte ideja se nëse të gjithë do të kishim mundësitë thoshim gjithçka në cilindo moment, gjithçka do të ishte më demokratike. Por ngatërruam anarkinë me demokracinë.”
Muriel Barbery me romanin e saj “Eleganca e iriqit” na bën të reflektojmë se sa rëndësi i japim pozitës shoqërore në gjykimin që kemi për njerëzit, se si një titull përpara emrit ndikon në identitetin e gjithsecilit. Jemi të bindur se mendimet e thella apo leximi i veprave të mëdha letrare janë “pesha të rënda” për ministra e profesorë, deputetë e doktorë. Por në fakt shpesh herë në këto njerëz gjejmë mediokritetin dhe arrogancën, të mishëruar në forcën e sistemit klasor.
Zhvillimi duhet të ecë drejt sektorëve që realisht gjenerojnë të ardhura dhe shtojnë punësimin. Investimet në infrastrukturë të bëra jashtë kontekstit dhe stadit ekonomik, janë heqje e parave nga tregu dhe groposje në beton pa asnjë vlerë të shtuar.
Akumulimi i kapitalit vazhdon dhe intensifikohet, por format kanë ndryshuar. Ekonomia e pasurimit ka bërë të mundur që në qendër të aktivitetit ekonomik, i cili për një kohë të gjatë është dominuar nga prodhimi, të vendosen forma të tjera të krijimit të kapitalit. Pasi analizoi “shpirtin e ri” të kapitalizmit thuajse njëzetë vite më parë, sociologu francez Luc Boltanski i […]
Nga Erjon Uka/ Në vitin 2010, 1 milionë njerëz humbën jetën nga uria dhe kequshqyerja, ndërsa 3 milionë nga obeziteti. Mund të duket cinike, sepse pas këtyre shifrave ekzistojnë histori njerëzore, por këto të dhëna përdoren vazhdimisht edhe në funksion të komunikimit publik për të treguar se sa të ndryshme janë problemet me të cilat do të duhet të përballemi […]
“Mosdija” është një roman për kujtesën dhe harresën, për rikthimin dhe zbrazëtinë në shpirt në një sfond real historik dhe politik të Europës Lindore. Ndoshta është historia e vetë Kunderës, i detyruar të emigrojë në Paris në vitin 1975 nga Praga, ku rikthehet rrallë herë dhe në fshehtësi të plotë.
Nga Erjon Uka/ Studimi i fundit i Bankës Botërore mbi punën në Ballkan tregoi se shqiptarët vegjetojnë rreth 20-30 vjet të jetës së tyre. Përtej kësaj, edhe produktiviteti i punës në Shqipëri është shumë i ulët, rreth një e treta e mesatares së Ballkanit apo një e pesta krahasuar me vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian. Masivisht në media kjo u […]
Mario Vargas Llosa duket në formë të mirë. Prej kohësh ka hequr dorë nga marksizmi dhe tashmë flet me entuziazëm për idetë e tij liberale. Kjo është edhe tema e librit të fundit, të sapo botuar me titullin “La llamada de la Tribu” ku rreshtohet në krah të liberalizmit duke analizuar shtatë mendimtarë: Adam Smith, José Ortega y Gasset, Friedrich […]
Sot nuk ka edhe aq rëndësi nëse shqipja është me të vërtetë ndër gjuhët më të vjetra evropiane; as nëse është apo jo pasardhëse e pellazgjishtes. Problemi është se shqipja sot po anglishtëzohet, po keqpërdoret dhe nuk po lëvrohet. Nga Erjon Uka/ A është shqipja një gjuhë e pasur, apo e varfër? Të pyesësh shkrimtarët e përkthyesit nuk do të hezitojnë […]
Me hyrjen e tetorit, Thethi avash-avash do të zbrazet. Më vonë do të mbulohet nga bora e rruga do të bllokohet. Pronarët e bujtinave do të largohen drejt shtëpive të përhershme, poshtë në qytet. Turistët po ashtu. Askush nuk do të postojë më foto, as do të bëjë check-ine deri nga maji tjetër. Ndërsa atje, pak familje, do të mundohen edhe këtë vit të mbijetojnë. Në Theth, në fshatin ku njerëzit kanë më shumë shpresa te Zoti se sa te Shteti, e ku jeta vazhdon e mundimshme përtej fotove të bukura të promovimit turistik.