Kërcënuesi është si ne
Këtë hiqemi sikur nuk e kuptojmë. Ajo që na tremb e që na kërcënon, na ngjan aq shumë sa nuk jemi të gatshëm ta pranojmë. Mendimi se molla e kalbur është si ne dhe e padallueshme nga ne, na tmerron.
Këtë hiqemi sikur nuk e kuptojmë. Ajo që na tremb e që na kërcënon, na ngjan aq shumë sa nuk jemi të gatshëm ta pranojmë. Mendimi se molla e kalbur është si ne dhe e padallueshme nga ne, na tmerron.
Gjithçka kthehet në gossip, madje edhe një krim, dhe çdo gjë ndërtohet në prapaskenë shpesh herë nga gazetarë të dështuar, që nuk kanë arritur të vetërealizohen as në akademi, as në redaksi dhe as në gazetarinë autoritare, por që në fakt sot po përjetojnë pranverën e tyre, ose të paktën kështu mendojmë.
Paradoksi është se sot mund të komunikojmë në çdo moment, por nuk jemi të qartë nëse nga ana tjetër është vërtet dikush i gatshëm të dëgjojë atë që kemi për të thënë, qoftë një shfryrje, një tregim, një kërkesë për ndihmë.