Ikja e Umberto Ecos: Intelektuali klasik që na mungon sot
Umberto Eco ishte i dashuruar pas jetës. Ai e donte jetën e vërtetë, pa truket që teknologjia po na ofron. E donte jetën me të bukurat dhe dështimet e saj, e donte me të vërtetat dhe dhimbjet, e donte jetën me fletët e verdha të librave dhe petalet e thara të trëndafilave.