Gjeneratorët e skandaleve në televizion

Fakti që në televizion funksionojnë skandalet nuk është një urdhëresë e ardhur nga Olimpi apo e shkruar diku në yje e as një pasojë e ardhur nga hiçi, por është pikërisht pasoja e një zgjedhjeje që është bërë. Është zgjedhur që të promovohen skandalet, që të promovohen polemikat, dhe së pari për këtë gjë shumë prej njerëzve të televizionit nuk duhet ta paraqesin si një realitet për të cilin në dukje nuk janë dakord, pasi kanë mundësinë të bëjnë komplet të kundërtën.

Letërsia është gjithmonë morale

Në kompleksitetin e tyre, shkrimtarët dhe artistët janë egocentrikë, të babëzitur, ziliqarë, të vrazhdë, pikërisht si pjesa më e madhe e qenieve njerëzore. Vetëm diçka e vogël i dallon nga raca e sivëllezërve të tyre: kur preken nga mrekullia, janë në gjendje të krijojnë art madhështor.

Jetë me pikatore

Ndoshta kjo pandemi, në vend se të na ketë bërë të kuptojmë se jeta nuk është dhe nuk duhet të jetë thjesht e vetëm një shumatore vitesh, por një eksperiencë unike në çdo pikë të saj pasi trupi është një pronë vetjake dhe askush nuk mund të ketë të drejtën të vendosë mbi të, mund të jetë duke shënuar apogjeun e konfliktit mes brezave.