Një luftë emocionesh ku luhet me kujtesën

Edhe në perëndim demokracia nuk është e plotë: është shumë më e brishtë nga sa besojmë ne, është një ekosistem shumë delikat kontrollesh dhe balancash, duhet të ushqehet, nuk mund të konsiderohet si e garantuar. Ne duhet të ndërtojmë një demokraci pluraliste dhe gjithëpërfshirëse që respekton diversitetin: është gjëja më e vështirë, por është rruga që na çon përpara.

Prestigji i së keqes

Më duket sikur e keqja ka fituar një “prestigj” me të cilin unë nuk jam dakord. Fundja fundit ligësia është e thjeshtë. Goxha më e ndërlikuar është mirësia. Ose në mos mirësia, janë shumë të ndërlikuar njerëzit që kanë kontradikta.

Nobeli për Paqen në luftë për lajmin e vërtetë: Zyrtarët rusë po u besojnë trillimeve që vetë kanë shpikur

Intervistë me kryeredaktorin e gazetës opozitare ruse Dmitry Muratov, fituesin e çmimit Nobel për Paqen në tetor të vitit 2021. Pa iluzione, ai flet për frikën mes popullit rus si arsye për mosorganizimin e protestave masive, ndërsa thotë se elita politike është më e bashkuar se kurrë dhe nuk beson tek një grusht shtetit. “Novaya Gazeta” nuk shitet më në kioska dhe njerëzit mbajnë radhë për ta blerë pranë redaksisë. Muratov flet për një luftë civile mes brezash në Rusi, duke çmontuar edhe propagandën ruse që besohet nga vetë autoritetet.

Rusët krenohen nëse bota ka frikë prej tyre

Svetlana Alexievich jeton në Gjermani pasi iu desh të largohej sërish nga Bjellorusia pas shtypjes së demonstratave demokratike të vitit 2020. Kemi folur në telefon kur ajo tregoi se persona të maskuar po përpiqeshin të hynin në banesën e saj. Ambasadorë të vendeve të ndryshme europiane i shkuan në shtëpi derisa u detyrua të largohej. Lukashenko u shpëtua nga Putini. […]

Ai është një mjeran që s’e duron dot zhvillimin

Putini përmend si justifikim praninë e NATO-s, por sot NATO i ngjason më shumë një shërbimi privat të mbikëqyrjes së vilave të pasanikëve, sesa një ushtrie vërtetë efektive. Gabimi i Putinit është ai i përhershmi, i njëjti që Unamuno i përmendi Frankos: Do të fitoni, por nuk do të bindni.

Lufta s’ndalet aq kollaj

E sigurt që Putini nuk u angazhua në një konflikt të këtyre përmasave, që më pas të heqë dorë pa marrë asgjë tjetër veçse pushtimin e pak pëllëmbëve tokë që s’e juftifikojnë koston e operacionit. Siç duket, dorëzimi nuk është as në natyrën e tij dhe as bën pjesë aktualisht në spektrin e emocioneve.