Demokracia e syleshëve

Në shumë situata ai që fiton është lajmi i rremë sepse i gëzohet “mendimit dembel”. Të gjitha studimet tregojnë se variabli që përcakton konfirmimin e këtij informacioni është dobësimi i vigjilencës sonë racionale. Në shumicën e rasteve, ne kërkojmë për informacionin që i përshtatet besimeve tona. Sa më shumë informacion të kemi në dispozicion, e sigurt që aq më shumë do të shkojmë drejt asaj që besojmë. Ky është paradoksi i besueshmërisë së informacionit: sa më shumë informacion të ketë, aq më sylesh bëhemi, edhe pse logjikisht duhet të jetë e kundërta.

Ato që humbëm për faj të internetit

Një brez më parë, nëse dikush thoshte se e kishte njohur të dashurën apo të dashurin në një faqe për zemrat vetmitare, shihej me keqardhje: i shkreti, nuk ka jetë sociale, është i ndrojtur, i çuditshëm. Tani ndodh e kundërta: shihesh çuditshëm nëse flirti yt nuk nis në internet. Interneti ndihmon, por a e doni emocionin e një takimi të rastësishëm në një lokal, në një bibliotekë, në një plazh?

Elozhe veprimit

Nëse keni një filozofi jete dhe ajo ju udhëzon të reflektoni e pastaj të veproni, diçka nuk shkon. Veprimi është kuptimi i vërtetë i jetës, përndryshe duke mbetur veç mes reflektimeve nuk kemi për çfarë reflektojmë.