Do të mbetem gomari i përhershëm 

Në vitet ’70 i kishim heronjtë. Si për shembull Che Guevara. Pastaj isha unë vetë që nisa të ripërmasoja veten. Mendoja se ishte më e lehtë të ishe hero, sesa të shkoje të punoja në fabrikën e Fiat-it çdo ditë. Në atë kohë Che-ja u bë më pak hero, dhe heroi i vërtetë u bë babai im, që bënte punën e tij për të siguruar të ardhurat.

Çnjerëzorja fillon me heshtjen

Meqenëse mallrat qarkullojnë lirshëm nga një kontinent në tjetrin, duket se liria është mbi të gjitha ajo e sendeve dhe e parave. Njerëzit nuk janë aq me fat, veçanërisht kur janë të varfër dhe me ngjyrë, sepse ekziston mbizotërimi, jo i pranuar, por efektivisht i qenësishëm, i racave.