Fëmijëria ime, e tradhtuar nga diktatura

Letërsia është arma e ftohtë e Mircea Cărtărescu-t, mënyra se si ai e mbron bukurinë dhe lirinë pasi u rrit në një vend të skllavëruar prej diktaturës. Më i madhi i shkrimtarëve rumunë jep këtë intervistë pak javë përpara shpalljes së çmimit Nobel, që ndoshta mund t’i shkojë pikërisht atij, pasi prej vitesh përflitet se është në listën e kandidatëve. […]

Hera e fundit që kam shkruar me dorë

Janë pikërisht këto që ka reduktuar shkrimi i dorës në epokën dixhitale: kohën dhe angazhimin. Unë dhe bashkëshorti im ndonjëherë i shkruajmë letra njëri-tjetrit, dhe është një akt sfilitës dashurie. Të kuptosh atë që dua të them është një projekt emocional dhe intelektual njëherazi. Por pasi shkruaj për ca kohë, sfida bëhet thjesht fizike.