Jeta përmes njollash
Më magjepsin njollat, ato të gjakut, të spermës, të bëra njësh me çarçafët apo me dyshekët e konsumuar e të braktisur në trotuare, njollat e verës dhe të ushqimit, që veshin drurin e tavolinave dhe bufetë, gjurmët e kafesë dhe gjurmët e gishtërinjve të yndyrshëm në fotot e vjetra të kaluara dorë më dorë në fund të darkave familjare. Njolla organike, materiale.