Kujtesa është një pëlhurë narrative
Kujtesa nuk përbëhet nga ruajtja e të dhënave dhe e informacionit. Nëpërmjet kujtimeve ne tregojmë një histori. Kujtesa nuk është sasiore, por narrative. Gjurmët e kujtesës i nënshtrohen vazhdimisht proceseve të renditjes dhe transkriptimit. Ndërthuren në një mënyrë të re, duke marrë për referencë njëra-tjetrën. Kjo është arsyeja përse gjithmonë themi një histori të ndryshme.



